Auto&Tech
Në Irlandë qendrat e ruajtjes së të dhënave konsumojnë më shumë energji se fshatrat e vendit
Demokracia
12:26 | 09 Maj 2022

Share:

Qendrat e ruajtjes së të dhënave në Irlandë konsumuan më shumë energji elektrike në vitin 2021 sesa të gjitha familjet rurale të vendit të marra së bashku.

Sipas të dhënave të publikuara nga zyra qendrore e statistikave në Irlandë, ndërmjet viteve 2020 dhe 2021, konsumi i energjisë elektrike nga këto qendra u rrit me 32.3 për qind dhe është rritur me 265 për qind që nga viti 2015.

Ato përbënin 5 për qind të përdorimit total të energjisë elektrike në vend, por kjo u rrit në 14 për qind deri në vitin 2021. Në krahasim, banesat rurale në Irlandë përbënin 12 për qind të konsumit total dhe banesat urbane 21 për qind.

Një kombinim i qendrave ekzistuese të të dhënave që kanë zgjeruar kapacitetet dhe rrjedhimisht po përdorin më shumë energji elektrike dhe ndërtimi i qendrave të reja të të dhënave që po shtohen në rrjet” ishin shkaqet e kësaj rritjeje.

Përdorimi i energjisë së qendrës së të dhënave është vënë nën shqyrtim kohët e fundit në Irlandë, shkraun Gazeta Si. Në nëntor, Komisioni i Vendit për Rregullimin e Shërbimeve Komunale njoftoi masa të reja për të frenuar konsumin e tyre përballë paralajmërimeve nga operatori shtetëror i energjisë EirGrid se Irlanda mund të përballet me deficite të energjisë elektrike gjatë pesë viteve të ardhshme.

Qendrat e të dhënave u vendosën gjithashtu në krye të listës së operatorëve që do t’u kërkohej të shkëputeshin nga rrjeti në rast krize, sipas planeve të paraqitura në kabinet në tetor për t’i dhënë përparësi furnizimit me energji shtëpive dhe spitaleve.

Për shkak të politikave favorizuese, Irlanda është vendi ku të gjitha kompanitë e mëdha teknologjike, përfshirë Google, Apple, Facebook dhe Amazon kanë ngritur qendra për ruajtjen e të dhënave.

Të ngjashme
Kuriozitete • 30 Qershor 2024