Lajme
Në Graçanicë një person gjendet i vdekur, konfiskohen armë
Demokracia
09:53 | 07 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur të premten gjatë mesnatës, në Graqanicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës një preson është gjetur pa shenja jete si dhe në vendngjarjes siç thuhet në raport janë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK-47, një minë dhe dy bajoneta, shkruan Demokracia.com.

“Graqanicë,05.03.2021–23:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njoftoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Sipas policisë rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshuar”./Demokracia.com/

Të ngjashme