Lajme
Në Gjermani nis vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç
Demokracia
17:48 | 18 Korrik 2021

Share:

Në Gjermani nis sot vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç. Sipas mediave gjermane, janë gjithsej 23 qendra vaksinimi në Saksoni, ku do të vaksinohet kjo grup-moshë.

Për këtë qëllim, qeveria e Berlinit ka caktuar 27 mijë doza të përgatitjes së injektimit të ndërmarrjes gjermane të bioteknologjisë BioNTech, pasi që kjo vaksinë është e vetmja e aprovuar deri më tani për fëmijët dhe adoleshentët në Gjermani.

Kushti për vaksinimin e tyre është që prindërit duhet të pranojnë dhe të jenë të pranishëm në vaksinim. Data e vaksinimit të dytë vlerësohet në fund të pushimeve verore.

Të ngjashme