Lajme
Në gjendje të dehur sulmon një person, i dyshuari arrestohet në Graçanicë
Demokracia
09:25 | 07 Prill 2025

Share:

Një person është arrestuar në Graçanicë, pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një person.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme