Lajme
Në fundjavë u operua nga zorra qorre, Ministria tregon për gjendjen e Rifat Latifit
Demokracia
10:31 | 13 Qershor 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka falënderuar mjekët që u kujdesën për të gjatë ndërhyrjes kirurgjike që pati të premten.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, Latifi pas ndërhyrjes që ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend”.

Latifi hoqi apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj.

Të ngjashme