Të shtunën dhe të dielën do të bëhet grumbullimi i parë i Kombëtares së Kosovës U14 në konkurrencën e meshkujve U14, shkruan Demokracia.com.
Ky grumbullim bëhet në kuadër të projektit zhvillimor YDF.
“Grumbullim është i mirëseardhur për të parë nga afër talentet e rinj dhe për masivizimin e basketbollit në Kosovë.
Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Demokracia.com