Sport
Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën A në volejboll, kalendari dhe shorti me datat e ndeshjeve
Demokracia
19:40 | 08 Shkurt 2022

Share:

Këtë fundjavë, më 12 dhe 13 shkurt, fillon stinori i ri në Superligën A të volejbollit të Kosovës, meshkuj dhe femra.

Klubet tashmë kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme të fillojnë garën në elitën e volejbollit kosovar, derisa Federata e Volejbollit të Kosovës ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm për mbarëvajtjen e stinorit konkludues të sezonit, njofton FVK-ja, përcjell Demokracia.com.

Të gjitha ekipet e përfshira kanë kryer lëvizjet dhe përforcimet gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili ishte i hapur për 15 ditë për kompletimin e transferimeve ndërkombëtare, poashtu edhe vendore për lojtarët/et të cilët nuk ishin të angazhuar/a me ndonjë skuadër.

Këtë afat kalimtar pati numër rekord të transferimeve ndërkombëtare, sidomos në konkurrencën e femrave./Demokracia.com/

Të ngjashme