Sport
Në fotografi| Momenti që përmbledh problemet e Milanit
Demokracia
19:26 | 06 Shkurt 2023

Share:

Tifozët e Milanit kanë marrë një imazh të palëvizshëm nga humbja në Derby della Madonnina ndaj Interit si një shenjë e asaj që ka shkuar keq brenda skuadrës kohët e fundit.

Kjo ishte humbja e katërt radhazi e Rossonerëve në të gjitha garat dhe gjatë kësaj periudhe, kuqezinjtë kanë shënuar një gol dhe kanë pranuar 13 sosh.

Duke pasur në mendje krizën te ekipi i tij, trajneri Stefano Pioli luajti me formacionin 3-5-2 në përpjekje që të kishte më shumë mbështetje në mbrojtje, por prapëseprapë humbi nga rivali lokal (1-0).

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ciprian Tatarusanu që e ka zëvendësuar të lënduarin Mike Maignan, ka marrë shumë kritika për paraqitjet e fundit, megjithatë ai bëri disa pritje të mira ndaj Nerazzurrëve.

Megjithatë, në minutat e fundit pati një moment kur portieri nuk doli nga linja e tij për një krosim, duke bërë që gjashtë bashkëlojtarë të ktheheshin kah ai të zhgënjyer.

Kjo është identifikuar në mediat sociale si një shembull i prishjes totale të besimit brenda skuadrës së Milanit.

Alexis Saelemaekers, Simon Kjaer, Rade Krunic, Malick Thiaë, Theo Hernandez dhe Sandro Tonali të gjithë u ankuan ndaj Tatarusanut.

Të ngjashme