Sport
Në FFK takohen trajnerët e ekipeve kombëtare të grupmoshave
Demokracia
16:33 | 12 Gusht 2022

Share:

Sot në selinë e FFK-së, drejtori teknik Albert Bunjaki dhe drejtori i Kombëtares A, Muharrem Sahiti, kanë mbajtur takim me stafet e ekipeve kombëtare të grumposhave.

Në këtë takim u paraqitën të gjitha të arriturat, ndryshimet, por edhe shqetësimet gjatë periudhës së ndeshjeve kualifikuese.

Po ashtu u diskutua rreth planifikimit të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese dhe punën e madhe që i pret stafet e këtyre ekipeve. Gjatë këtij takimi u ritheksua se investimi dhe mbështetja te grupmoshat e reja është një nga fokuset kryesore të federatës.

Takimet e këtilla do të jenë të vazhdueshme, me qëllim të koordinimit sa më të mirë dhe ngritjes së nivelit të ekipeve kombëtare. /Demokracia.com

Të ngjashme