Lajme
“Në emër të frizeres që ta ka ba frizurën”, “oj teze”, Konjufca i reagon Kastratit për shprehjet që përdori në Kuvend
Demokracia
16:33 | 19 Janar 2023

Share:

Deputeti nga radhët e PDK’së, Ardian Kastrati, u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës që të votojnë pro nismës për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve të Trustit.

Por, derisa ai po e bënte këtë thirrje, i është drejtuar deputetes Mirlinda Tishukaj Sadiku, duke i thënë “në emër të asaj frizeres që ta ka ba frizurën që po kesh sot…votojeni Trustin”.

Më pas ka vazhduar duke thënë “oj teze ti që po kesh, a po na bahet Trusti sot? Voto bre teze, amani t’koftë”.

Pas kësaj ka reaguar Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili i inkurajoi deputetët që të mos flasin për pamjen fizike.

“I inkurajoj deputetët që të mos flasin për pamjen fizike të të tjerëve dhe kjo është në kuadër të gjuhës korrekte parlamentare”, deklaroi kryeparlamentari.

Të ngjashme