Lajme
Në dyshimet për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë, i përfshirë edhe anëtari i Bordit të SHSKUK-së i emëruar nga Qeveria Kurti
Demokracia
15:27 | 09 Janar 2023

Share:

Në dyshimet për korrupsionin në Spitalin e Vushtrrisë është i përfshirë edhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së Isuf Zekaj.

Zekaj i cili po hetohet nga Prokuroria në Mitrovicë nën dyshimet për marrje të ryshfetit nga pacientët për të kryer operacionet, është emëruar në pozitën e anëtarit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së në korrik të vitit të kaluar nga Qeveria Kurti në kohën kur MSH udhëhiqej nga Rifat Latifi, shkruan Gazeta Shneta.

Zekaj bashkë me dy kolegë të tij kirurgë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë marr para nga pacientët kinse për të blerë materialet e nevojshme për operacion, kryesisht rrjeta dhe klipa.

Hetimet ndaj kirurgëve kanë filluar vitin e kaluar pas inicimit të rastit nga gazetari i Gazetës Shneta, Bujar Vitija. Hetimet i ka konfirmuar edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami në Mitrovicë.

Gazetari Vitija i kishte siguruar disa video nga një sinjalizues në Spitalin e Vushtrrisë, të cilat kanë zbardhur dëshmitë e pacientëve dhe familjarëve për korrupsionin në këtë institucion.

Zekaj për këtë rast nuk ka pranuar të jap asnjë sqarim për Gazetën Shneta.

Më poshtë gjeni artikullin e plotë për këtë rast.

Tre kirurgë dyshohet se morën para nga pacientët për të kryer operacionet në Spitalin e Vushtrrisë

Të ngjashme