Lajme
“Ne duam të jetojmë por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”, Zelensky i drejtohet parlamenti izraelit
Demokracia
18:08 | 20 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës Volodymy Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit t’i japë armë Ukrainës dhe i ka pyetur se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Zelensky në fjalimin e tij para deputetëve izraelit ka tërhequr paralele midis pushtimit rus në Ukrainë dhe Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Ai ka thënë se agresioni rus “nuk është një operacion ushtarak”.

“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçka që i bën ata ukrainas”.

“Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftën tonë për mbijetesë dhe Luftën e Dytë Botërore”.

Zelensky tha më tej se Izraeli ka mbrojtjen ajrore më të mirë në botë dhe shton se “ju patjetër mund të ndihmoni njerëzit tanë, të shpëtoni jetën e ukrainasve”, transmeton Demokraica.com.

“Zgjedhja është e juaja për të bërë, vëllezër dhe motra, dhe atëherë ju duhet të jetoni me përgjigjen tuaj, populli i Izraelit.”

Ai i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse.

Presidenti Zelensky citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir, në video-mesazhin e tij “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”./Demokraica.com/

Fjalimet e Zelensky në parlamente| Ai do të flas edhe para deputetëve izraelit

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025