Sport
“Ne do të hakmerremi” – Salah me mesazh emocionues për bashkëkombasit e tij pas humbjes në finalen e Kupës së Afrikës
Demokracia
16:13 | 08 Shkurt 2022

Share:

Mohamed Salah dha një fjalim emocionues për bashkëkombasit e tij egjiptianë pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Faraonët” u mposhtën në finale pas ekzekutimit të penalltive në finalen e madhe të zhvilluar të dielën që lamë pas, përcjell Demokracia.com.

Ylli i Liverpoolit, Salah duhej të bënte goditjen e pestë për kombin e tij, por ai nuk e arriti atë shans pasi shoku i tij i skuadrës te “Të Kuqtë”, Sadio Mane realizoi për ta fituar trofeun e madh.

Pasi lojtarët egjiptianë u rikthyen në dhomat e zhveshjes të dëshpëruar, atyre iu drejtuar ylli Salah me disa fjalë.

“Ne luajtëm katër ndeshje të gjitha 120 minuta në rreth 12 ditë. Por tani është në të kaluarën, ne i kemi ndeshjet kundër tyre muajin e ardhshëm dhe inshallah do të hakmerremi ndaj tyre”, u dëgjua Salah duke u thënë shokëve të skuadrës.

Egjipti u mund 4:2 në penallti nga Senegali e cila u stolis për herë të parë në histori me trofeun e madh të këtij kompeticioni. /Demokracia.com/

Të ngjashme