Lajme
Në ditën kur i duhen vendit, presidentja Osmani e kryeministri Kurti ikin nga Kosova, njëri në Moldavi e tjetri në Sllovaki
Demokracia
11:30 | 31 Maj 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë lënë vendin nën tensione dhe kanë udhëtuar për vizita të parëndësishme nëpër botë, në një prej ditëve kur duhet të gjendet një zgjidhje për qetësimin e situatës.

Përderisa Osmani ka shkuar në Moldavi, Kurti ka shkuar në Sllokavki në një ngjarje pa shumë rëndësi.

Burime të Bashkimit Evropian e përmendën të martën Bratisllavën si vendtakim të mundshëm të Kurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe thanë se janë duke punuar në këtë drejtim.

Të dy liderët ishin të ftuar në forumin e sigursië. Nga Qeveria e Kurtit thanë fillimisht se kryeministri e ka shtyrë pjesëmarrjen, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Vuçiq, megjithatë, tha se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse, siç u shpreh, “është më e rëndësishme të jem me popullin tim”.

Dy krerët e shtetit Osmani e Kurti, nuk qëndruan në Kosovë, ndonëse në pjesën veriore të saj po vazhdojnë protestat e dhunshme të huliganëve serbë, shkruan Demokracia.com.

Vizita e tyre vjen një ditë pasi SHBA-ja ndërmori masa kundër Kosovës për injorimin e këshillave të saj për të shmangur rritjen e tensioneve në zonën veriore me shumicë serbe.

Ajo e kritikoi Qeverinë e Kosovës për instalimin e kryetarëve shqiptarë në veri “me mjete të dhunshme”.

Për pasojë, Kosova u përjashtua nga pjesëmarrja në një stërvitje ushtarake, të udhëhequr nga Amerika në Evropë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja po shqyrton edhe masa të tjera dhe se, aktualisht, “nuk ka entuziazëm” për ta ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të madhe ndërkombëtare ose për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Para vendosjes së sanksioneve aleatët e qortuan Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, duke thënë se përdorimi i forcës për të instaluar kryetarët në komunat me shumicë serbe, minoi përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sanksion tjetër për Kosovën ishte edhe ndalimi i lobimit për njohje të reja dhe ndalimi i vizitave të zyrtarëve të lartë amerikan në Kosovë dhe anasjelltas.

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024