Lajme
Në ditën e zisë morën pjesë në fushatë, Haxhiu kërkon dorëheqjen e Konjufcës dhe Haxhiut
Demokracia
14:04 | 18 Prill 2024

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë shtetërore që morën pjesë në fushatë zgjedhore në Maqedonisë së Veriut në ditën që në Kosovë ishte ditë zie për vrasjen e grave.

Ai ka bërë me dije se disa zyrtarë të lartë nuk e respektuan ditën e zisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se dita e zisë duhet të respektohet nga të gjithë zyrtarët.

“Dorëheqje ose shkarkim për të gjithë zyrtarët shtetërorë të Kosovës të cilët në “Ditë Zie” morën pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut. Zija shtetërore a vlenë për këta pushtetarë? Në “Ditën e Zisë” e caktuar nga Presidentja, si mesazh i ndërgjegjësimit që të ndalen vrasjet e grave në Kosovë, pushtetarët e LVV-së nuk respektuan zinë për Xhyljetën, Eronën, pasi egoja për ma shumë pushtet i ka verbuar”, ka shkruar ai.

Për këto veprime, ai ka kritikuar ashpër kryeparlamentrin dhe ministren e Drejtësisë.

“Derisa në Pejë iu dha lamtumira e fundit Xhyljetës së vrarë dhe protestohej kundër vrasjes së grave, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zgjodhën të marrin pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut. Pjesamarrja e Glauk Konjufces dhe Albulena Haxhiut ne fushatë elektorale në Maqedonin e Veriut me vetura zyrtare te Kuvendit te Kosovës dhe Ministrisë se Drejtësisë përveç që është jo etike, është keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe abuzim me buxhetin e qytetarëve të Kosovës. Këta janë “ndryshimi”, që shkelin mbi njerëzoren, mbi viktimat për interesa politike për pushtet”, ka shkruar Konjufca.

Të ngjashme