Lajme
Në ditën e ushtrisë, bëhen homazhe në Prekaz – Jashari i falënderon ushtarët për shërbimin
Demokracia
15:41 | 27 Nëntor 2022

Share:

Në ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i FSK-së Bashkim Jashari ka uruar të gjithë ushtarët dhe ata që i shërbejnë FSK-së.

“Duke falënderuar secilin pjesëtarë për angazhimin dhe shërbimin ndaj vendit, sot së bashku festojmë të arriturat dhe sukseset e FSK-së, dhe kështu nderojmë sakrificën e popullit ndër breza”.

Po ashtu me rastin e ‘Ditës së Forcës’,  zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

“Me rastin e manifestimit të “Ditës së Forcës”,  Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, sot zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari të shoqëruar nga gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për Liri dhe Pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme