Në orët e fundit të presidencës së tij, Donald Trump ka falur afër 100 persona, përfshirë edhe ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, i cili përballet me akuza për mashtrim.
Kush janë personat e tjerë të falur nga Presidenti Trump?
Steve Bannon ishte një strateg dhe këshilltar kryesor i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij në 2016. Ai u akuzua në gusht të vitit të kaluar për mashtrim rreth një fushate mbledhjeje fondesh për të ndërtuar një murë në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com
Lil Wayne, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter, u deklarua fajtor për një akuzë federale për armë vitin e kaluar, ai është një mbështetës i Trump-it dhe është falur nga presideniti.
Kodak Black, reperi tani do të lirohet nga burgu pasi ka kryer mbi një vit burg për falsifikim të informacionit mbi formularët federalë për të blerë katër armë zjarri nga një dyqan armësh në Miami. Ai ishte dënuar me tre vjet e 10 muaj burgim.
Kwame Kilpatrick u dënua në 2013 me 28 vjet burg i cili u akuzua për korrupsion gjatë periudhës së tij si kryetar i Detroitit nga viti 2002 në 2008. I njëjti kishte kërkuar ybutje të dënimit edhe në mandatin e Presidentit Barack Obama, por një gjë e tillë iu refuzua.
Anthony Levandowski mori një falje të plotë nga një dënim prej 18 muajsh. Ai është një ish-inxhinier i Google i cili pranoi vjedhjen e teknologjisë sekrete në lidhje me makinat e vetë-drejtimit të kompanisë.
Falja është një gjë e zakonshme që bën presidenti amerikan para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Me falje anulohet një dënim penal, ndërsa një “zbutje të dënimit” shkurtohet ose përfundon një dënim me burg./Demokracia.com