Lajme
Në ditën e parë të punës si kryetar i LDK-së, Abdixhiku shkon te varri i Rugovës
Demokracia
19:46 | 14 Mars 2021

Share:

Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, në ditën e parë të punës në krye të kësaj partie, do të bëjë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në njoftimin e LDK-së është bërë e ditur se nesër, më 15 mars, kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëpunëtorë do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Demokracia.com

“Më 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lumir Abdixhiku u zgjodh sot kryetar i ri i partisë pasi që Isa Mustafa dha dorëheqje nga kjo detyrë, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat LDK-ja shënoi rezultatin e saj më të dobët ndonjëherë. /Demokracia.com/

Të ngjashme