ShowBiz
Në ditën e lindjes, Luana Vjollca i dedikon disa fjalë zemre personit të saj të shtrenjtë
Demokracia
13:41 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Nuk janë as dy, as tre por plot katër motra. Në fillim shumë kush ka menuar se Marina dhe Luana Vjollca ishin motra të vetme, mirëpo në të vërtetë ato kanë edhe dy motra të tjera më të mëdha, Marsedën dhe Lirën të cilat jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërie.

Kjo e fundit, së fundmi ka festuar ditëlindjen, ku nuk ka munguar një urim i ëmbël nga motra e saj e famshme, Luana.

Me anë të disa fotove të ndarë nga darka e ditëlindjes, moderatorja e njohur shkruan:

“Goca e ditëlindjes, Lira Vjollca. Të dua jeta ime, shpirti më i bukur që njoh.”

Kujtojmë që nuk janë të pakta herët kur Luana Vjollca ka ndarë me publikun foto dhe momente me familjen e saj.

Vetëm kur bëhet fjalë për jetën e saj personale, moderatorja nuk është kaq e hapur me publikun.

Ajo është treguar gjithmonë e rezervuar në lidhje me këtë duke u shprehur se jetën private të saj dëshiron ta mbajë të tillë.

“Unë jetën private dua ta mbaj sa më shumë të tillë me fanatizëm e mbaj hermetike. Unë e kuptoj që jam personazh publik dhe lajmet do vazhdojnë, por kam shumë dëshirë ta kem private. Megjithatë meqënëse po diskutohet kaq shumë unë…”, shprehej në një intervistë disa kohë me parë Luana.

Të ngjashme