Lajme
Në Ditën e Evropës, Haradinaj kërkon liberalizimin për kosovarët
Demokracia
11:30 | 09 Maj 2022

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në Ditën e Evropës, ka kërkuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që t’i njohin dhe pranojnë të gjitha arritjet që i ka bërë Kosova.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, po ashtu ka kërkuar që t’iu hiqen vizat kosovarëve, shkruan Demokracia.com.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizion i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Sot në Ditën e Evropës edhe njëherë i bëjmë thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja të cilës natyrshëm i takojnë.

Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje e zhvillim.

Urime Dita e Evropës!. /Demokracia.com/

Të ngjashme