Lajme
Në ditën e Çlirimit, Osmani e Kurti bëjne homazhe në Prekaz
Demokracia
10:35 | 12 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti, ditën e kanë nisur me homazhe në Prekaz, tek kompleksi “Adem Jashari”.

Presidentja tha se në këtë vend është vendosur liria e vendit.

“Jemi këtu në Prekaz, pikërisht në ditën kur të gjithë ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri por mbi të gjitha këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë, me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Dua të tregojmë edhe një herë që e kaluara jonë asnjëherë nuk mund të harrohet, përkundrazi ajo gjithnjë na shërben si një fanar ndriques në çdo hap që e bëjmë përpara drejt forcimit të shtetit tonë, lirisë sonë dhe demokracisë së ndërtuar me aq shumë mund e sakrifica”, tha Osmani.

Ndërsa kryeministri Kurti e quajti kryeqytet të kryengritjes shqiptare Prekazin.

“Lufta çlirimtare nuk mund të mendohet nga askush pa Jasharajt. Tre breza luftuan tri ditë në atë që sot njihet si Epopeja e UÇK-së. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj sot u themi të gjithë qytetarëve urime 12 qershori, dita e çlirimit dhe paqes, e cila i ka rrënjët këtu te sakrifica dhe flijimi i familjes Jashari”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme