Lajme
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, AGK-ja mban konferencë për media
Demokracia
07:58 | 03 Maj 2025

Share:

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Në kuadër të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban konferencë për media nga ora 09:30, transmeton Klankosova.tv.

Është bërë e ditur se tema e kësaj konference është “Mbrojtja e Gazetarëve dhe Avancimi i Barazisë Gjinore në Media”.

Ndryshe, të premten “Reporterët pa Kufij” publikuan  Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, e që rezultonte me rënie drastike të Kosovës.

Kosova shënoi rënien më të madhe në 15 vitet e fundit, e cila u rëndit në pozitën e 99-të nga gjithsej 180 shtete, duke rënë për 24 vende në krahasim me vitin e kaluar.

Në vitin 2023, Kosova ishte në vendin e 56-të, ndërsa një vit më vonë në të 75-in.

Të ngjashme