Sport
“Në derbi mund të ndodh e papritura”
Demokracia
15:09 | 24 Shtator 2021

Share:

Drita e Gjilani janë duke i bërë përgatitjet e fundit para përballjes ndërmjet vete të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Dy skuadrat nga anamorava ndeshen në kuadër të javës së gjashtë të Superligës, dhe këtë herë vijnë me një risi pasi për shkak të rinovimeve që janë duke u bërë në stadiumin e qytetin në Gjilan u vendos që takimi të luhet në Prishtinë aty ku stadium ofron kushte shumë të mira si për lojtarë ashtu edhe për tifozë.

Kjo është hera e dytë që derbi gjilanas zhvillohet në kryeqytet.

Ish-futbollisti i njohur Genc Sermaxhaj, i cili ka pasur fatin të veshë fanellën e dyja skuadrave Dritës e Gjilanit pret një sfidë të luftuar shumë dhe vështirë për t’u parashikuar.

“Në derbi mund të ndodhë e papritura, besoj ekipet janë përgatitur të bëjnë më të mirën. Gjithsesi Drita sërish është favorite e ndeshjes sepse ka më shumë pikë dhe poashtu lojë më të mirë”, ka thënë Sermaxhaj pwr Demokracia.com i cili megjithatë, në derbi shpesh ndodhin gjëra të papritura.

“Në derbi motivohen të gjithë dhe nuk mund të jetë aq e lehtë sa pritet nga asnjëri ekip”, ka përfunduar Genc Sermaxhaj. /Demokracia.com

Të ngjashme