Lajme
Në darkë për dialogun Kosovë-Serbi? Lajçak nga Athina me Escobarin: Kishim shumë për të folur
Demokracia
22:37 | 07 Prill 2022

Share:

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka postuar një foto nga Forumi Ekonomik Delphi në Greqi së bashku me Të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar dhe Lajçak janë të dy të pranishëm në këtë Forum dhe në foton e postuar shihen duke darkuar bashkë, fakt i cili lë të kuptohet se dialogu Kosovë-Serbi mund të ketë qenë temë e diskutimit.

“Nisim forumin Delphi me një darkë pune me Escobar sonte. Kishte shumë për të folur dhe për të informuar njëri-tjetrin”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ndryshe, në këtë Forum është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme