Lifestyle
Në çfarë ore duhet të hanë ata që punojnë natën? Përgjigjet shkenca
Demokracia
23:04 | 26 Maj 2022

Share:

Personat që punojnë natën janë një kategori e veçantë punëtorësh. Kjo është për shkak se ata janë zgjuar dhe aktivë kur ne të tjerët jemi në gjumë. Shumë prej këtyre punëtorëve konsumojnë vakte gjatë natës, gjë që, sipas hulumtimeve të reja, ka një efekt negativ në shëndet.

Studimi, i publikuar në Science Advances, shqyrtoi rastin e 19 të rinjve që ndoqën një protokoll laboratorik në të cilin orari i punës ishte simuluar në një turn nate. Si pjesë e sondazhit, gjysma e grupit hëngri disa nga vaktet e tyre gjatë ditës dhe disa gjatë natës, siç është zakoni i punëtorëve të ndërrimit të natës. Pjesa tjetër e grupit hëngri të gjitha vaktet e tyre gjatë ditës.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se kishte një rritje mesatare prej 6.4% në nivelin e sheqerit në gjak të njerëzve që hanin disa nga vaktet e tyre gjatë natës. Në të kundërt, njerëzit që hanin vetëm gjatë ditës nuk panë një rritje të ndjeshme të sheqerit në gjak.

Studimi arriti në përfundimin se punonjësit e turneve të natës që hanë natën e vënë veten në rrezik më të lartë për sëmundje të tilla si obeziteti, diabeti dhe problemet e zemrës. Prandaj, nëse punoni natën, ngrënia e vakteve vetëm gjatë ditës mund të kontribuojë në shëndetin tuaj të mirë dhe t’ju mbrojë nga sëmundje të ndryshme.

Studimi vazhdon të nxjerrë përfundime më të sigurta në lidhje me ndikimin e të ngrënit të vakteve gjatë natës tek punonjësit.

Të ngjashme