Lojërat Olimpike Dimërore mund të quhen zyrtarisht të nisura.
Ceremonia madhështore u mbajt sot në stadiumin e Pekinit, që njihet ndryshe edhe si ‘Foleja e Zogjve’ ku parakaluan me radhë të gjithë shtetet mes tyre edhe Shqipëria.
I vetmi sportist që do përfaqësojë kombin është skiatori Deni Xhepa, që do të garojë me 13 dhe 16 shkurt në dy disiplina të ndryshme. Në ceremoninë e hapjes kishte rreth 60 mijë të pranishëm, ndërsa aplikohen rregulla strikte ndaj koronavirusit.
Këto Lojëra Dimërore do të mbahen mend edhe për mungesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arsye diplomatike. /Demokracia.com