Lajme
Në Brazil zbulohet vaksina që kuron varësinë nga kokaina
Demokracia
09:03 | 30 Tetor 2023

Share:

Brazili, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, ka njoftuar zhvillimin e vaksinës që mund varësinë nga droga e fortë.

Siç raporton AFD, me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale ka rezultuar veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.

Deri më tani, rezulton se ilaçi i prodhuar, shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën të arrijë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të thyejnë “ciklin” e varësisë.

“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, kjo do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë”, tha psikiatri Frederico Garcia, koordinator i ekipit që zhvilloi formulimin e injektimit në Universitetin Federal të Minas Gerais.

Të ngjashme