Sport
Në Argjentinë e bënë punë të kryer rikthimin e Messit te Barça, kështu raporton eksperti i transferimeve
Demokracia
18:16 | 04 Tetor 2022

Share:

Mediat argjentinase gjatë ditës së sotme raportuan të sigurtë se Lionel Messi do të rikthehet te Barcelona në verën e vitit të ardhshëm.

Ishte gazetarja Veronica Brunati e cila raportoi se Messi do të kthehet në “Camp Nou” pas përfundimit të kontratës me PSG-në, transmeton Demokracia.com.

“Më 1 korrik 2023, Leo Messi do të jetë lojtar i Barçës”, raportoi Brunati, lajmi i të cilës buri bujë jo pak në mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, gazetari italian dhe njëri nga më të besueshmit në botën e merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi të përfundojë kontratën me parisienët.

“Burime pranë Lionel Messit këmbëngulin se ai do të vendosë të ardhmen e tij në vitin 2023, jo tani. Barcelona, ​​tashmë duke diskutuar nga brenda për rikthimin e tij dhe PSG do të përpiqet me të vërtetë të zgjasë kontratën e tij”, raporton Romano në Tëitter.


Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u transferua te Paris Saint-Germaini verën e vitit 2021 duke nënshkruar kontratë dyvjeçare./Demokracia.com/

Të ngjashme