Tridhjetë vjet më parë, forcat serbe vranë Hajriz Metajn, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.
Metaj, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Këshillit për Informim në Lidhjen Demokratike në Rakosh ishte plagosur rëndë më 25 prill të vitit 1992.
Nga plagët e marrë, Metaj vdiq dy ditë më pas.
Sot, 30 vjet më parë, më 28 prill të vitit 1992, ai u varros në fshatin e tij në Kërrninë të Istogut.
Një rrugë në fshatin Kërrninë sot mban emrin e tij.
Si çdo vit edhe sot ai u kujtua me krenari nga familjarët e tij.
I biri i Hajrizit, Uka, ka publikuar një fotografi pranë varrit të të atit.