Lajme
Në 2023 gjithsej 3502 vjedhje, traktorët po “zhduken” nëpër fshatra
Demokracia
18:47 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Vjedhja e traktorëve është bërë një dukuri shqetësuese në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. 

Demokracia.com ka mësuar se vetëm gjatë javëve të fundit në rajonin e Drenicës, por edhe të fshatrave të komunave të tjera, janë vjedhur dhjetëra traktorë që dyshohet se po shiten për pjesë.

Lidhur me këtë dukuri negative, Demokracia.com ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje specifike vetëm për traktorët e vjedhur.

Në një përgjigje për Demokracia.com, policia ka dhënë vetëm numrin e përgjithshëm të vjedhjeve të regjistuara në periudhën janar-tetor 2023, që janë 3 mijë e 502 vjedhje.

“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme ju informojmë se Policia e Kosovës evidentimin e rasteve e bënë sipas Kodit Penal të RKS-së, kësisoj në vijim keni numrin e përgjithshëm të rasteve nga vepra penale ‘Vjedhje’ për periudhën kohore përkatëse”. /Demokracia.com/

Të ngjashme