Lajme
Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidenti Macron i shkruan letër ambasadorit Gashi
Demokracia
13:53 | 11 Shkurt 2021

Share:

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit ka pranuar një mesazh nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Gashi pas pranimit të mesazhit nga Macron ka thënë se është i lumtur që ka mundësi të ndihmojë në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve,shkruan Demokracia.com.

“Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Europë të fortë si dhe e për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tonë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Më tej ai tha se në prag të 13-vjetorit të Pavarësisë, Kosovës i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar.

Njoftimi i Qëndrim Gashit pa ndërhyrje:

Mbresë e fortë mesazhi personal i Presidentit Macron, të cilin ma përcollën në fillim të javës: “Faleminderit përsëri për kurajën tuaj.”

Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Evropë të fortë si dhe e për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tonë.

Shtetit tonë, në prag të 13 vjetorit të Pavarësisë i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/qendrim.r.gashi.5/posts/3993839450683527

Të ngjashme