Lajme
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve: Ja sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi
Demokracia
12:55 | 15 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Kështu nga sot nafta do të shitet me 237lekë/litri, benzina 234 lekë/litri dhe gazi me 90 lekë/litri. Gjithashtu janë edhe çmimet e tregtimit me shumicë të karburanteve.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të transparencës.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Të ngjashme