Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zgjeruar listën për dy ndeshjet e muajit mars.
Futbollisti i Drenicës, Baton Zabargja pas paraqitjes shumë të mirë në takimin e sotëm me Dritën ku edhe shënoi një gol, është ftuar nga përzgjedhësi i Përfaqësueses U-21, Michael Nees.
Sulmuesi i Drenicës do të jetë pjesë e ekspeditës që do të udhëtojë për në Katar, ku Përfaqësuesja U-21, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore.
Lajmin e ka dhënë vet skuadra e Drenicës e cila edhe i ka uruar shumë suksese Zabergjës dhe presin paraqitje dinjitoze nga ai për Përfaqësuesen U21. /Demokracia.com