Lajme
Ndryshojnë temperaturat: Mot me diell, vranësira dhe shi
Demokracia
07:02 | 22 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

”Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta”, njofton IHK, përcjell Demokracia.com

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius./Demokracia.com

Të ngjashme