Lajme
Ndryshimi i mënyrës së votimit, AAK-ja i siguron nënshkrimet e nevojshme: A do ta nxjerr Kushtetuesja vendin nga kriza?
Demokracia
12:57 | 09 Maj 2025

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese veprimin e kryesuesit të seancës konstituive për ndryshimin e mënyrës së votimit për kryetare të Kuvendit.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka bërë me se me ndihmën e PDK-së dhe AAK-së i kanë siguruar votat e nevojshme për ta dërguar këtë lëndë në Kushtetuese.

Ajo ka treguar se lënda do të dërgohet në gjykatë të hënën.

Sipas saj, ndryshimi i mënyrës së votimit në proces është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

“Ai Aleancë bashkë me deputetët e LDK-së dhe AAK-së për shkak të ndryshimit në proces të formës se votimit nga votimi hapur në votim të fshehur në kemi mbledhur nënshkrimet dhe do t`i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje kushtetuese”, ka thënë Kadrijaj, duke dhënë detaje tjera.

“Ne veç i kemi siguruar nënshkrimet dhe të hënën këto shkelje ligjore dhe kushtetuese i dërgojmë. Kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë se është shkelej kushtetuese dhe do t`i adresohemi Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje”, ka thënë ajo.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se PDK-ja do ta shqyrtojë këtë lëndë dhe me pas do të flasë me kolegët nga AAK-ja.

Pas ndërprerjes së seancës, ai ka thënë se PDK-ja e ka ekspertizën e mjaftueshme për dërgimin e rasteve në Kushtetuese.

“Nuk e kam parë ende lenden, sapo u njoftova. Sa i përket dërgimit të rasteve të caktuar në Gjykatën Kushtetuese PDK gjatë mandatit të ish-qeverisë Kurti i kemi dërguar 11 dhe i kemi fitua 11. Pra e kemi ekspertizën e duhur për me e vlerësuar a duhet me u dërgu diçka. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marr mendimin e ekspertëve të PDK-së dhe pastaj do të komunikojë me kolegët nga AAK-ja”, ka thënë Krasniqi.

Edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK-ja do ta shqyrtojë në detaje këtë rast.

Këtë çështje e ka komentuar edhe deputetja e VV-së, Donika Gërvalla.

Ajo e ka ftuan AAK-në që sa më shpejt ta dërgojë këtë lëndë në Kushtetuese.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme, ajo ka thënë se kushdo që ka dilema duhet t`i drejtohet Kushtetueses.

Sipas saj, argument e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së së në këtë proces ka shkelje kushtetuese nuk qëndrojnë.

“Nëse kanë argumente të mjaftueshme, në vend të deklarimeve politike ta dërgojnë në Kushtetuese. Sepse është bërë bajate që vazhdimisht për Gjykatën Kushtetues, flitet në emër të saj, flitet me supozime të cilat ligjërisht nuk qëndrojnë. Ai që mendon se ka shkelje të Kushtetuese, nuk duhet të mbaj pezull publikun, por duhet ta adresojë më në fund në Gjykatë Kushtetuese. Sepse vetëm kështu do të mund të sqarohet se a ka apo nuk ka shkelje”, ka thënë Gërvalla.

Deputetët as sot nuk kanë arritur pajtim për konstituimin e Kuvendit.

As sot nuk ka pasur kuorum për votimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2025
Lajme • 09 Maj 2025