Lajme
Ndryshimet për një vit| Hovenier dikur publikonte fotografi me krerët e shtetit, tash i bojkoton
Demokracia
20:19 | 12 Qershor 2023

Share:

Saktësisht një vit më parë – për dallim nga sot – ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, merrte pjesë në ceremoninë shtetërore për të shënuar 23-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili ishte organizuar vitin e kaluar për përvjetorin e 23-të të Ditës së Paqes, Hovenier thoshte se është i nderuar ta festojë këtë ditë.

Ai kishte kujtuar se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin.

“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkruante Hovenier në Twitter, krahas fotografive të publikuara me krerët e shtetit të Kosovës.

E pas një viti, duket se tashmë disa gjëra kanë ndryshuar. Hovenier, bashkë me katër ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it e bojkotuan ndejën shtetërore për 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Të hënën në Prishtinë, diplomatët ndërkombëtarë ia dhanë një goditje Kosovës, duke injoruar kështu ceremoninë shtetërore të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Shkas, siç mëson Paparaci nga burimet diplomatike, u bënë ngjarjet dhe tensionet e shkaktuara në komunat veriore. Në veri, Qeveria Kurti vendosi që t’i çojë njësitet policore për t’i asistuar kryetarët veriorë të futen në objektet komunale.

Të ngjashme