Kombëtarja e Spanjës do të përballet sonte me Kosovën në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në “La Cartuja” të Sevillës me fillim nga ora 20:45, shkruan Demokracia.com.
Para ndeshjes, “El Chiringuito” raporton se trajneri i Spanjës, Luis Enrique do ta ketë në dispozicion Gerard Morenon për ndeshjen ndaj Kosovës.
Gazeta spanjolle raporton se Moreno ka lënë prapa lëndimin dhe se do të luajë sonte.
Moreno do ta ketë vendin e tij në formacionin titullar në vend të Bryan Gil. /Demokracia.com