Sport
Ndryshe nga herët e kaluara, tani futbollistët e Kosovës do të testohen për COVID-19 në Prishtinë
Demokracia
18:42 | 22 Mars 2021

Share:

Futbollistët e Kosovës janë tubuar sot në një hotel në Prishtinë para ndeshjeve të muajit mars.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë tri ndeshjet në fund të këtij muaji, shkruan Demokracia.com.

Fillimisht, më 24 mars, Kosova do të luajë përballë Lituanisë në Prishtinë në një ndeshje miqësore, e më pas do ta nis ciklin eliminator për Kupën e Botës 2022.

Më 28 mars, Kosova e pret Suedinë në Prishtinë, kurse në Sevilla i shkon Spanjës më 31 mars.

Duke i ditur masat e rrepta anti-COVID, futbollistët e Kosovës sikur të të gjitha skuadrave tjera duhet të testohen për virusin korona.

Në grumbullimet e vitit të kaluar, futbollistët e Kosovës ishin testuar në një laborator të lincensuar nga UEFA në Kukës.

Por, Demokracia.com nga burimet e saj mëson se kësaj radhe testimet do të bëhen në Prishtinë.

Gazeta ka tentuar të kontaktojë me drejtuesit e FFK-së në lidhje me atë se në cilin laborator do të bëhen testet, por të njejtit kanë qenë të paqasshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme