Lajme
Ndotje enorme e ajrit në natën e Vitit të Ri për shkak të fishekzjarreve
Demokracia
11:37 | 02 Janar 2024

Share:

Prishtina Weather ka njoftuar se në natën e Vitit të Ri ka pasur ndotje enorme të ajrit për shkak të mjeteve piroteknike që janë hedhur.

“Edhe sivjet kushtet e motit stabil që kishim në natën e Vitit të Ri, ndikuan që të kemi një ndotje enorme ajrore nga hudhja e fishekzjarreve, që siq shihet edhe në video pothuajse zhduku Prishtinën nën tymin e këtyre mjeteve piroteknike”.

“Sipas matjeve në regjistruara në stacionin e IHMK-së në qendër të qytetit, koncentrimet e grimcave PM10 ishin edhe për shtatëfish më të larta nga ato normale, deri në 352 ug/m3 që u regjistruan në orën 2, e ato më të imta PM2.5 deri në 291ug/m3.  Të larta ishin edhe në Gjilan, deri në 200 ug/m3 sikurse ato PM10 dhe PM2.5.”

“Sa për krahasim, koncentrimet ishin të larta edhe vitin e shkuar, por jo në këtë nivel.  Më 1 janar 2023, në orën 1, koncentrimet e grimcave PM10 ishin në 170ug/m3.”

Të ngjashme