Lajme
Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK bën thirrje për kujdes për personat e ndjeshëm
Demokracia
08:18 | 06 Janar 2024

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, të shpërndarë nga ky institut, bëhet thirrje që të kenë kujdes personat që janë më të ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike.

Në fotografinë e publikuar thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 146 indeksi i cilësisë së ajrit.

Sipas faqes së Indeksit të Cilësisë së Ajrit të ShBA-së, vlera mbi 50 e indeksit paraqet  rrezik për disa njerëz, veçanërisht ata që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Të ngjashme