Barcelona nuk bëri asnjë goditje në portë gjatë ndeshjes së djeshme. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2003- 2004, kur OPTA ka nisur të regjistrojë statistikat.
* Katalanasit kanë humbur 3 ndeshje radhazi në “Camp Nou” të vlefshme për Ligën e Kampioneve. Diçka e tillë ka ndodhur për herë të parë në histori. Shokuese.
* Thomas Muller ka shënuar kundër Barcelonës më shumë gola sesa ndaj çdo skuadre tjetër në kompeticionet europiane (7 gola në 6 ndeshje).
* Për herë të parë që nga prilli i vitit 2003, Barcelona luajti me 3 holandezë si titullarë në një ndeshje Champions-i (Depay, F. De Jong dhe L. De Jong). Në atë kohë ishin Rajziger, De Bur, Overmars dhe Klajvert.
* Në moshën 18 vjeç dhe 104 ditë, Jusuf Demir u bë lojtari i dytë më i ri jospanjoll që luan në Champions me Barcelonën pas Leo Mesit, i cili ka luajtur 17 vjeç dhe 166 ditë.
* Bajerni i Myniht ka shënuar në 23 ndeshje radhazi në Champions, duke vendosur një rekord të ri për klubin. /Demokracia.com