Lajme
Ndodh në BBC: Kamera zbulon veshjen e çuditshme të prezantuesit nën tavolinë
Demokracia
09:21 | 04 Qershor 2021

Share:

Një pamje anësore e kamerës së BBC  që zgjati vetëm disa çaste “zbuloi” atë që prezantuesi i lajmeve Sean Lee fshinte nën tryezë .

Në klipin që tashmë është bërë viral, 51 vjeçari duket se po jep një buletin serioz lajmesh rreth rregullave të udhëtimit që zbatohen në Britani dhe trazirave politike në Izrael.

Pamja e tij mbi tavolinë është si zakonisht shumë profesionale, me një xhaketë dhe kravatë, por nga beli e poshtë gjërat janë pak të ndryshme.

51 vjeçari u kap nga kamera e cili zbuloi se ai mbante të veshur pantallona të shkurta dhe mokasini.

Sipas Daily Mail kjo nuk është aspak e çuditshme pasi këto ditë kanë qënë ditët më të nxehta në Britaninë e Madhe.

Por elementi që i bëri disa shikues të pyesnin ishte pse kamera zbuloi kostumin e çuditshëm, pasi kjo lehtë mund të ishte shmangur.

Prezantuesi, me origjinë nga Devon, është fotografuar disa herë duke ecur në Londrën perëndimore, ku  jeton, i veshur me pantallona të shkurtra Bermuda dhe duke shijuar diellin.

Leigh ka qenë në ekipin e BBC që nga viti 1990, kur u diplomua në universitet.

Sipas Daily Mail, nuk wshtw hera e para që kamera ka kapur prezantuesin me përvojë me pantallona të shkurtra  dhe në prillin e kaluar, fotot e tij ku ai shihej me pantallona të shkurta dhe i ulur këmbëkryq bënë xhiron në rrjet.

 

Të ngjashme