Sport
Ndodh edhe kjo: Yllit të Manchester Cityt mashtruesi i merr nga llogaria 175 mijë funte, e kupton pas pesë  jave
Demokracia
19:15 | 12 Shkurt 2021

Share:

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur yllit të Manchester Cityt, Riad Mahrez, transmeton Demokracia.com.

Në vitin 2017, në kohën kur luante te Leicesteri, mashtruesi  32-vjeçari Sharif Mohamed kishte arritur ta mashtronte futbollistin duke i marrë 175.830 funte.

“Gjëja më befasuese është se dikush mund të grabisë 175 mijë sterlina nga një kartë krediti dhe mos ta kuptosh me javë të tëra”, ka thënë për “The Sun” ish inspektori i policisë, Mik Nevil.

Nga ajo që është zbuluar gjatë procesit në gjykatë, gjithçka nisi nga një telefonatë: një person i telefonoi bankës “Barclays”, duke u hequr si Mahrez, për të porositur një kartë krediti me emrin e tij. Mohamed (i cili në 2009 ka bërë edhe 45 muaj burg për peng-marrje) u mbrojt duke thënë se po vepronte për llogari të një punonjësi të pandershëm të bankës, por provat tregojnë se ai vetë kishte shkuar në Londër dhe në Lester dhe kishte tërhequr para nga bankomatet, në mënyrë që të mos binte në sy.

Nga ai moment e më pas nisën shpenzimet e çmendura mes Ibizës dhe Britanisë, për të cilat kampioni algjerian nisi ta kuptojë pas vetëm 5 javësh, duke bllokuar kartën e tij të kreditit. /Demokracia.com

Të ngjashme