Lajme
Ndodh edhe kjo në SHBA: 9-vjeçarja dhe motra e saj 4 vjeç ngasin makinën e prindërve, aksidentohen rëndë
Demokracia
13:35 | 04 Qershor 2021

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 9-vjeçare mori makinën e prindërve, së bashku me motrën e saj më të vogël 4-vjeçare.

Dy motrat u nisën nga Utah drejt Californisë, vetëm për tu larë në det.

9-vjeçarja e cila drejtonte automjetin, është përplasur me një kaimon dhe pas këtij aksideni është njoftuar edhe policia.

Oficerët pasi mbërritën në vendngjarje, mbetën të habitur kur panë që 9-vjeçarja ishte shoferja e cila kishte marrë në drejtim automjetin.

Sipas mediave, 2 vajzat dolën nga shtëpia rreth orës 3 të mëngjesit, kur prindërit e tyre ishin ende në gjumë.

Vajzat dhe shoferi i kamionit, nuk psëuan dëmtime nga kjo përplasje, e cila edhe mund të kishte rezultuar fatale.

 

Të ngjashme