Sport
Ndodh edhe kjo, në Kili fëmija i parë për vitin 2022 quhet Griezmann – Mbappe
Demokracia
11:02 | 04 Janar 2022

Share:

Në mbarë botën kemi parë shumë fëmijë të cilët quhen me emrat e futbollistëve që kanë spikatur në botën e futbollit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Atakama të Kilit ku një foshnje e sapolindur është quajtur Griezmann -Mbappe, ku është dhe fëmija i parë për vitin 2022 në atë zonë.

Prindërit me origjinë boliviane janë tifozë të futbollit saqë kanë quajtur djalin e tyre me emrin e futbollistëve francezë të PSG-së dhe Atletico Madridit.

Griezmann dhe Mbappe janë dy nga lojtarët më të njohur duke iu bashkuar yjeve të tjerë që kanë shërbyer si frymëzim për prindërit. /Demokracia.com

Të ngjashme