Lajme
Ndodh edhe kjo me Çlirimtarin e Shtimes, shkon në Shqipëri për t’i vizituar maturantët që janë në ekskursion
Demokracia
08:23 | 10 Tetor 2023

Share:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë e në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i Shtimes, i vetëshpalluri Çlirimtari i Shtime, Qemajl Aliu.

Aliu sa për të dalë diku dhe kinse për të treguar kujdes ndaj qytetarëve ka shkuar në Shqipëri bashkë me nxënësit e një gjimnazi të cilët gjenden në ekskursionin që tradicionalisht bëhet në përfundim të shkollës së mesme.

Këtë ai e ka publikuar në Facebook.

“Mbrëmë bashkë me drejtoreshën e DKA-së, Yllka Fejzullahu, përkundër angazhimeve të shumta, patëm kënaqësinë të vizitojmë 312 maturantët nën mbikëqyrjen e 24 profesorëve të nderuar që po e realizojnë ekskursionin në Durrës. 👩‍🎓🧑‍🎓
😀 Ishte kënaqësi të dëgjoj nga ta që këtë qëndrim e kanë shfrytëzuar për të mësuar gjëra të reja e njëkohësisht po mbushen energji për vitin shkollor në vijim, që është me rëndësi të lartë për karrierën e profesionin e tyre, para fillimit të jetës studentore.
🤝 I uruam për sukseset e deritashme e u dëshiruam mbarësi në fazat përpara, ku do ta kenë mbështetjen tonë në çdo hap.
Nuk ka si rinia jonë e as me talentin dhe kreativitetin e tyre! 🤍”, ka shkruar ai.

Të ngjashme