Sport
Ndodh edhe kjo: Lojtari kryesor i Ajaxit mbetet jashtë garave të Evropës, gabimin nuk e pranon askush
Demokracia
21:46 | 03 Shkurt 2021

Share:

Një gafë e madhe ka ndodhur tek Ajaxi i cili ka lënë jashtë listët për Ligën e Evropës blerja rekord, Sebastien Haller.

“Haller nuk është në listën e skuadrës për Evropa League. Po punojmë me federatën holandeze dhe UEFA-n për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, ka konfirmuar një zëdhënës i Ajax për ESPN.

Nuk është e qartë nëse gabimi ka qenë i Ajax-it, federatës holandeze ose UEFA-s, por nëse është faji i klubit, atëherë Ajax do ta ketë të pamundur ta ndreqë gabimin.

Haller u transferuar tek Ajax nga West Ham në janar për 22.5 milionë euro, një shifër rekord për klubin holandez dhe nëse ai mbetet jashtë skuadrës do të ishte një humbje e madhe për skuadrën holandeze. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme