Lajme
Ndodh edhe kjo | Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për sulm seksual
Demokracia
11:06 | 15 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Komoran pasi i njëjti dyshohet se ngacmoi seksualisht një femër.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo e fundit ka raportuar se i dyshuari edhe e ka shantazhuar.

“Komoran 13.02.2023 – NN. Me 14.02.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke e ngacmuar seksualisht si dhe duke e shantazhuar atë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme