Callum Hudson-Odoi mund t’i thotë lamtumirë Anglisë për t’u betuar për besnikëri ndaj një ekipi tjetër kombëtar.
Në fakt, lojtari i Chelsea së shpejti mund të vendosë t’i bashkohet Ganës, vendit të prindërve të tij. 21-vjeçari do të donte të merrte pjesë në Kupën e Botës me kombëtaren ganeze. Nëse skuadra nga vendi afrikan do të arrinte të fitojë të drejtën e kalimit për në Katar 2022, Calum mund t’i thoshte vërtet lamtumirë Tre Luanëve.
21-vjeçari ka përfaqësuar Anglinë në nivele të ndryshme të të rinjve, nga U-16 e lart. Në moshën 18 vjeç e 135 ditë, ai u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje kompetitive për kombëtaren e Anglisë. Hudson-Odoi, megjithatë, nuk është thirrur nga Gareth Southgate që nga nëntori 2019 dhe refuzoi një thirrje në skuadrën U-21 vitin e kaluar. /Demokracia.com