E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar mes Lajpcigut dhe Borusia Myshegladbah të fundjavës së kaluar, ku takimi përfundoi me rezultatin 4-1 për skuadrën vendase.
Ish-sulmuesi i Milanit, aktualisht i Lajpcigut, portugezi Andre Silva ka humbur një rast të pagabueshëm, ku i gjendur i vetëm përballë portës, pa portier ka goditur traversën dhe topi ka përfunduar jashtë.
Një shans i pabesueshëm për të teksa ka humbur një gol të thjeshtë dhe të sigurt, duke u bërë virale në rrjet.
Në atë sfidë Andre Silva ka qenë autor i një nga katër golave të realizuar. /Demokracia.com